Sporti

Mourinho “rrëmben” futbollistin e Arsenalit, merr autorizimin për të kryer testet mjekësore

01/04/2022 20:16
nga:Mergim Rreci

Maitland-Niles do të zyrtarizohet shumë shpejt si përforcim i Romës.

Marrëveshja me Arsenalin është arritur, me akordin e bazuar në një huazim të thjeshtë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndërsa detajet përfundimtare të marrëveshjes janë zgjidhur, mbrojtësi i djathtë ka marrë tashmë autorizimin për të kryer testet e nevojshme mjekësore, të cilat do të kryhen ende në Londër.

Xhallorosët ranë dakord të dyfishonin shumën e pagueshme nga 500 mijë euro në një milion.

Pa hapësirë ​​te topçinjtë, ardhja e Maitlan-Niles në Itali do t’i japë José Mourinhos një alternativë, megjithëse anglezi mund të luajë role edhe në mesfushë.

/GazetaBlic Sport/