Sporti

Messi apo Haaland? Gazeta ‘Sport’ zbulon fituesin e ‘Topit të Artë’

10/17/2023 11:10
nga:Mergim Rreci

E përditshmja katalanase ‘Sport’ garanton këtë të martë se Messi do të fitojë topin e tij të tetë të Artë.

Edicioni i 67-të i çmimit, i organizuar nga revista franceze France Football, do të zhvillohet më 30 tetor, në Francë, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas të njëjtit burim, reprezentuesi argjentinas ka në favor të tij faktin se fitoi Botërorin 2022, që u zhvillua në Katar. Gara është zhvilluar në vitin 2022, por në këtë vit llogaritet, pasi Topi i Artë i fundit është dhënë para fillimit të kampionatit botëror.

Nëse konfirmohet, do të jetë hera e parë që France Football i jep çmimin një lojtari që nuk luan në futbollin evropian. Messi u transferua te Inter Miami pas largimit nga Paris Saint-Germain.

/GazetaBlic Sport/