Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj i është bashkuar “Listës për Familjen”.
Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar deputeti Eman Rrahmani.
Ai tha se Mavraj do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Po është e vërtetë. Mërgim Mavraj është bërë pjesë e “Listës për Familjen” dhe do të jetë kandidat për deputet”, tha Rrahmani për GazetaBlic.


