Kupa e Botës 2022

‘Marca’ zbulon gjithçka për Ronaldon, kjo pritet të jetë skuadra e tij e re

12/20/2022 16:50
nga:Mergim Rreci

Gazeta spanjolle “Marca” zbulon këtë të martë se Cristiano Ronaldo, pas disa ditësh në Madrid, ku edhe u stërvit në ambientet e Real Madridit, në Valdebebas, aktualisht ndodhet në Dubai.

Ai është në pritje të dritës jeshile për të udhëtuar drejt Arabisë Saudite, ku do të nënshkruajë kontratën me Al. Nassr deri në qershor 2025.

CR7 është i lirë pasi e mbylli me konsensus marrëveshjen me Man. United para Kupës së Botës dhe pret të firmosë me Al Nassr një kontratë me vlerë 200 milionë euro (kontratat e të drejtave të imazhit me sponsorët do të përfshihen tashmë në këtë ofertë) për dy sezone e gjysmë.