Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Europa League.
Manchester United ka lëshuar fitoren nga duart në “Old Trafford”, shkruan GazetaBlic Sport.
“Djajtë e Kuq” barazuan me rezultat 2 me 2 me Sevillan, me Sabitzer që shënoi të dy golat për vendasit, kurse Navas dhe një autogol i Maguire i barazuan shifrat. Gjithçka do të vendoset tashmë në ndeshjen e kthimit në Andaluzi.
Juventus ka triumfuar ndaj Sportingut me rezultat 1 me 0, kurse Bayer Leverkusen dhe Royale Union barazuan me rezultat 1 me 1.

Ndeshjet e kthimit zhvillohen me datën 21 prill.
/GazetaBlic Sport/


