Manchester United do të shqyrtojë huazimin e Harry Maguire gjatë merkatos së dimrit.
Reprezentuesi anglez, i cili ka humbur rëndësinë në skuadër që nga ardhja e trajnerit Erik Ten Hag, gjithashtu synon t’i rikthehet ndeshjeve si titullar, transmeton GazetaBlic Sport.
Maguire, 29, madje e filloi sezonin si titullar, por ajo periudhë zgjati vetëm dy ndeshje. Trajneri holandez filloi t’i besonte dyshes Lisandro Martínez/Raphael Varane. Humbja e vendit të tij në skuadër ka bërë të vetën edhe për ndërkombëtarin anglez.
Mirror siguron që Maguire synon të luajë rregullisht dhe ka mundësi të shkojë në West Ham.
Manchester United pagoi 87 milionë euro për Leicesterin në vitin 2019, por mbrojtësi kurrë nuk arriti të justifikonte vlerën shumë të lartë të transferimit të tij.
/GazetaBlic Sport/


