Ndeshja e sonte mes Barcelonës dhe Interit do të jetë e veçantë për portierin kamerunas, Andra Onana për debutimin e tij në ‘Camp Nou’.
Onana mbërriti në klubin katalanas në vitin 2010, vetëm katërmbëdhjetë vjeç, përfaqësoi Barçën për katër vjet, gjithmonë në radhët e të rinjve, duke u larguar në janar 2015 për Ajax, pa arritur kurrë në ekipin e parë të Blaugranas, përcjell GazetaBlic Sport.
Tashmë 26-vjeç, kamerunasi do të mbrojë portën e Interit në stadiumin ku lehtësisht mund të mbronte ngjyrat e skuadrës së Barcelonës.
Ky takim zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.
It’s #MatchDay. ?? pic.twitter.com/HxMNZXzExX
— Andre Onana (@AndreyOnana) October 12, 2022


