Sporti

Liria zyrtarizon transferimin e Siyabonga Dube, futbollistit nga Afrika e Jugut

07/07/2023 19:46
nga:Mergim Rreci

Siyabonga Dube është transferimi i radhës i skuadrës së Lirisë.

Dube vlerësohet nga klubi si një lojtar cilësor dhe me shumë përvojë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai vjen nga superliga e Afrikës së jugut me një përvojë të begatë edhe në përfaqësuesen e Afrikës së Jugut.