Lionel Messi ishte lojtari më i kërkuar në internet gjatë Kupës së Botës 2022.
Në vendin e dytë është Cristiano Ronaldo. Ndryshimi? Sipas të dhënave të Google Trends, ‘kërkesa’ për argjentinasin ishte 22 herë më e lartë se për portugezin, përcjell GazetaBlic Sport.
Në top-5 të kësaj liste, braziliani Neymar zë vendin e tretë, finalisti Kylian Mbappe në të katërtin dhe Richarlison në pozitën e pestë.
Duke plotësuar gjithë këtë ‘audiencë’ të Lionel Messit, kujtojmë se sulmuesi argjentinas theu rekordin, këtë të martë, të publikimit me më shumë pëlqime në Instagram, duke kaluar vezën e famshme.
/GazetaBlic Sport/