Sporti

Largimi i mundshëm i Lukaku, te Chelsea janë të frustuar me pamundësinë e transferimit të Haaland

05/06/2022 15:34
nga:Mergim Rreci

Express Sport pretendon se Chelsea ka mbetur “e frustruar” pasi kufizimet në “Stamford Bridge” po i pengojnë ata të bashkohen në garën për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Thuhet se Blutë janë të hapur ndaj idesë së largimit të Romelu Lukakut, pasi ai nuk e gjeti dot formën që kishte në Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi norvegjez ka qenë pjesë e madhe e planeve të skuadrës nga Londra, por zhvillimet e fundit në klub po e pamundësojnë që të ketë garë për shërbimet e tij.

Duket se Haaland do të transferohet në Angli, por tek Manchester City.