Sporti

Lajme të këqija për Juventusin, lëndohet njëri ndër futbollistët kryesor në ndeshjen e sotme

12/11/2021 19:10
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Venezias dhe Juventusit.

“Zonja e Vjetër” është në avantazh me rezultat 0 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Alvaro Morata shënoi golin e vetëm në 45 minutat e parë.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për skuadrën e Allegrit në pjesën e parë.

Në minutën e 12, Paulo Dybala ka bërë shenjë se nuk mund të vazhdonte më, dhe detyroi Allegrin që ta zëvendësonte atë.

Dybala me sa duket ka pësuar një dëmtim muskulor në gjurin e djathtë dhe tashëm pritet të mësohet se cila është shkalla e dëmtimit.

/GazetaBlic Sport/