Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti rikujton se më 9 prill 1999 filluan luftimet e ashpra për të thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, në të cilat u përfshinë mijëra pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton GazetaBlic.
Gjatë dy muajve të betejës, 114 luftëtarë të UÇK-së ranë dëshmorë dhe mbi 400 u plagosën, ndërsa pala serbe pësoi humbje të konsiderueshme.
Kurti nderon guximin dhe sakrificën e dëshmorëve, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj beteje për lirinë e Kosovës.
Postimi i plotë:


