Sporti

Kupa e Italisë: Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Fiorentina – Juventus

03/02/2022 21:52
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Fiorentina – Juventus.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një pjesë e parë e kujdesshme nga dy skuadrat, me Fiorentinën që kishte disa mundësi më të mira.

Sulmuesi i Juventusit, Dusan Vlahovic nuk kishte aspak një pritje të mirë në “Artemio Franchi”.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/