Kupa e Botës 2022

Kupa e Botës vjen sot me ndeshje vendimtare, mësohen kombëtaret që kalojnë tutje nga grupet A dhe B

11/29/2022 09:01
nga:Mergim Rreci

Kupa e Botës vjen sot me katër ndeshje që do të vendosin gjithçka sa i përket grupeve.

Nga ora 16:00 janë dy ndeshje në program, atje ku Holanda takohet me Katarin, kurse Ekuadori me Senegalin, shkruan GazetaBlic Sport.

Holanda nuk pritet të ketë punë të vështirë ndaj kombëtares tashmë të eliminuar të Katarit, kurse ndeshje e jashtëzakonshme pritet të jetë ajo në ‘Khalifa Stadium’, atje ku edhe pritet të mësohet se cila kombëtare do të kalojë tutje.

Nga ora 20:00, Anglia takohet me Uellsin, kurse Irani me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku pritet të jetë jashtëzakonisht ndeshje e rivalizuar.

Matematikisht të gjitha skuadrat kanë gjasa për të kaluar tutje brenda këtij grupi, por mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat.

/GazetaBlic Sport/