Sporti

Kjo do të jetë kundërshtarja e Distria Krasniqit në finalen e Kampionatit Europian për Senior në Kroaci

04/25/2024 16:01
nga:Mergim Rreci

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Kampionatit Europian për Senior në Kroaci.

Krasniqi mposhti me lehtësi xhudisten nga Spanja, Ariane Toro Soler.

Fituesja e medaljes së artë olimpike ka siguruar një medalje (të artë apo të argjendtë) për Kosovën në Kroaci.

Tani ajo pret ballafaqimin me Odette Giuffrida, atje edhe ku do të kërkojë vendin e parë dhe epitetin e kampiones.

/GazetaBlic Sport/