Sporti

FFK pezullon “gjysmën” e Ferizajt, drejtues, trajner e futbollistë pezullohen nga ndeshjet, deri në kompletimin e lëndës!

05/25/2026 16:18
nga:L J

Arsim Abazi, Betim Isufi, Genc Hyseni, Betim Haxhimusa, Planet Veseli, Kushtrim Shabani, Ruben Cornelious Silva Richards nga klubi i Ferizajt janë dënuar nga FFK, me mos ushtrim të detyrës së tyre deri në kompletimin e lëndës, shkak i sjelljeve pas finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i shkallës së parë, në përbërje: Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Remzi Gashi –anëtarë, në mbledhjen e mbajtur më 23.05.2026, shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës, Ferizaj –Dukagjini, për edicionin 2025/2026.

Pas shqyrtimit të plotë të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjes, incizimeve televizive dhe duke iu referuar nenit 33, paragrafi 1, pika 1 të Rregullores Disiplinore, mori këto:

VENDIME:

FC “Ferizaj” –Në minutën 90+, personat zyrtarë, shtabi profesional i trajnerëve dhe futbollistët e lëshojnë fushën për 6 minuta. Pas 6 minutash jashtë fushës, ata rikthehen për ta vazhduar ndeshjen.

Pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët, shtabi profesional i trajnerëve dhe personat zyrtarë nuk dalin në ceremoninë zyrtare të ndarjes së medaljeve, të organizuar nga FFK-ja, duke refuzuar të stolisen me medaljet e finalistëve, gjë që është në kundërshtim me aktet normative të FFK-së.

Sipas raportit të personave zyrtarë dhe xhirimeve televizive në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës 2025/2026, FC Ferizaj –KF Dukagjini.

Kërkohet nga përfaqësuesi zyrtar i FC “Ferizaj” deklaratë shtesë deri më 25.05.2026, ora 12:00.

Kryetrajneri i FC “Ferizaj”, Arsim Abazi –Ishte iniciatori kryesor i largimit të skuadrës nga fusha në minutën 90+, për 6 minuta, deri në rikthimin në fushë.

Po ashtu, në deklaratat televizive akuzon dhe ofendon organet e FFK-së dhe referin kryesor të ndeshjes për referim skandaloz.

Sipas raportit të personave zyrtarë dhe xhirimeve televizive në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës 2025/2026, FC Ferizaj –KF Dukagjini.

Arsim Abazi pezullohet pa të drejtë të ushtrimit të çdo veprimtarie sportive deri në kompletimin e lëndës.

Kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC “Ferizaj”, Arsim Abazi, deri më 25.05.2026, ora 12:00.

Zyrtari i FC “Ferizaj”, Betim Isufi –Ishte një nga organizatorët e largimit të skuadrës nga fusha, duke nxitur që ata ta lëshojnë fushën. Po ashtu, kontribuoi që skuadra të mos marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të stolisjes me medalje.

Pas përfundimit të ndeshjes, afër zhveshtoreve të referëve, ofendon referin kryesor të ndeshjes.

Sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës 2025/2026, FC Ferizaj –KF Dukagjini.

Betim Isufi pezullohet pa të drejtë të ushtrimit të çdo veprimtarie sportive deri në kompletimin e lëndës.

Kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari i FC “Ferizaj”, Betim Isufi, deri më 25.05.2026, ora 12:00.

Zyrtari i FC “Ferizaj”, Arben Qerimi –Në minutën 90+, është ndëshkuar me karton të kuq direkt për shkak të shqelmimit të topit nga zona teknike në drejtim të fushës, si dhe për fyerje, sharje dhe reagime agresive ndaj gjyqtarëve.

Sipas raportit të personave zyrtarë dhe xhirimeve televizive në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës 2025/2026, FC Ferizaj –KF Dukagjini.

Arben Qerimi pezullohet pa të drejtë të ushtrimit të çdo veprimtarie sportive deri në kompletimin e lëndës.

Kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari i FC “Ferizaj”, Arben Qerimi, deri më 25.05.2026, ora 12:00.

Drejtori sportiv i FC “Ferizaj”, Genc Hyseni –Ndonëse i dënuar me 1 (një) muaj ndalim pjesëmarrjeje në çdo veprimtari sportive të organizuar nga FFK-ja (recidivist), me vendim të datës 08.05.2026, ka qëndruar gjatë tërë ndeshjes në tribuna, pas bankinës së ekipit të tij FC Ferizaj, duke fyer dhe ofenduar gjyqtarin kryesor të ndeshjes dhe organet e FFK-së.

I njëjti ka kontribuar në largimin e futbollistëve nga fusha në minutën 90+, duke urdhëruar shtabin teknik dhe personat zyrtarë nga prapa bankinës që ta lëshojnë fushën dhe të mos i pranojnë medaljet në ceremoninë zyrtare.

Pas përfundimit të ndeshjes, drejtori sportiv i FC “Ferizaj” është drejtuar me fjalë fyese, ofenduese, denigruese dhe sharje të pakontrolluara ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes dhe organeve të FFK-së.

Sipas raportit të personave zyrtarë në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës 2025/2026, FC Ferizaj –KF Dukagjini, si dhe provave të siguruara në profilet e tij zyrtare publike.

Kërkohet deklaratë shtesë nga drejtori sportiv i FC “Ferizaj”, Genc Hyseni, deri më 25.05.2026, ora 12:00.

Futbollisti i FC “Ferizaj”, me numër fanele 22, Betim Haxhimusa –Pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë (karton i kuq), në minutën 90+, ka shfaqur sjellje agresive dhe ka tentuar ta sulmojë gjyqtarin kryesor të ndeshjes.

I njëjti ka fyer dhe kërcënuar, gjë që shihet edhe në xhirimet televizive, ku bashkëlojtarët mundohen ta qetësojnë.

Pas përfundimit të ndeshjes, i njëjti ka ardhur nga zhveshtorja dhe është futur në fushë, duke fyer dhe kërcënuar gjyqtarin kryesor të ndeshjes në prani të kolegëve të tij dhe zyrtarëve policorë.

Pas hyrjes së gjyqtarëve në tunelin e stadiumit, i njëjti ka vazhduar me fyerje, sharje dhe kërcënime ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes.

Sipas raportit të referit kryesor, personave zyrtarë dhe xhirimeve televizive në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës 2025/2026, FC Ferizaj –KF Dukagjini.

Betim Haxhimusa pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës.

Kërkohet deklaratë shtesë nga futbollisti i FC “Ferizaj”, Betim Haxhimusa, deri më 25.05.2026, ora 12:00.

Futbollisti i FC “Ferizaj”, me numër fanele 34, Kushtrim Shabani –Pas përfundimit të ndeshjes, në fushë, fyen, shan dhe kërcënon referin kryesor të ndeshjes. Po ashtu, i njëjti gjuan shishe me ujë në drejtim të publikut.

Sipas raportit të referit kryesor, personave zyrtarë dhe xhirimeve televizive në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës 2025/2026, FC Ferizaj –KF Dukagjini.

Kushtrim Shabani pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës.

Kërkohet deklaratë shtesë nga futbollisti i FC “Ferizaj”, Kushtrim Shabani, deri më 25.05.2026, ora 12:00.

Futbollisti i FC “Ferizaj”, me numër fanele 49, Ruben Cornelious Silva Richards –Pas përfundimit të ndeshjes, në fushë, fyen, shan dhe kërcënon referin kryesor të ndeshjes.

Sipas raportit të referit kryesor dhe personave zyrtarë në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës 2025/2026, FC Ferizaj –KF Dukagjini.

Ruben Cornelious Silva Richards pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës.

Kërkohet deklaratë shtesë nga futbollisti i FC “Ferizaj”, Ruben Cornelious Silva Richards, deri më 25.05.2026, ora 12:00.

Futbollisti i FC “Ferizaj”, me numër fanele 77, Planet Veseli –Në minutën 90+, nga zona teknike, futbollisti Veseli gjuan me shishe uji në fushë, në drejtim të referit kryesor të ndeshjes.

Sipas raportit të personave zyrtarë dhe xhirimeve televizive në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës 2025/2026, FC Ferizaj –KF Dukagjini.

Planet Veseli pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës.

Kërkohet deklaratë shtesë nga futbollisti i FC “Ferizaj”, Planet Veseli, deri më 25.05.2026, ora 12:00.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur me këto vendime ka të drejtë të ushtrojë ankesë pranë Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë –Komisionit për Ankesa, brenda afatit të paraparë në Kodin e Disiplinës dhe Etikës, nga data e marrjes së këtij vendimi, përkatësisht nga data e publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ankesa e ushtruar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, 23.05.2026

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës –shkalla e parë

Kryetar: Metë Çeku