Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar ditën e sotme për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm ku pritet të votohet Statuti i ri i këtij institucioni.
Kjo pritet të ndodh për shkak të kërkesës nga Komisioni për Vlerësim dhe Licencimin të Federatave Sportive në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinsë dhe Sportit, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, FFK-ja nuk e ka bërë të qartë se ku dhe në çfarë ore do të mbahet ky Kuvend i Jashtëzakonshëm, gjë që ka nxitur edhe reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës mbrëmë i ka bërë thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që Kuvendin e Jashtëzakonshëm ta organizojë të hapur edhe për mediat.
Janë disa klube që kanë dalur kundër këtij Draft-Statuti deri më tash. Drita, Prishtina dhe Trepça ’89 janë 3 klubet nga Superliga e Kosovës që edhe zyrtarisht e kanë kundërshtuar atë.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat sot, ‘GazetaBlic Sport’ do të ju mbajë vazhdimisht të informuar.
/GazetaBlic Sport/


