Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sonte një ndeshje shumë të rëndësishme në fazën kualifikuese për Kupën e Botës.
“Dardanët” do të përballen sonte me kombëtaren e Spanjës në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.
FFK ka njoftuar se tifozët poseduesit e biletave duhet t’i ruajnë ato si dëshmi për lëvizje të lirë pas ndeshjes Kosovë – Spanjë.
Ky është njoftimi i FFK’së:
Federata e Futbollit të Kosovës njofton poseduesit e biletave që t’i ruajnë ato si dëshmi për lëvizje të lirë pas ndeshjes Kosovë – Spanjë gjatë orës policore.
Gjithashtu njoftojmë të gjithë ata që e shfrytëzojnë parkingun prapa Pallatit të Rinisë që pagesën e parkingut mund ta bëjnë edhe gjatë hyrjes, me qëllim që të shmanget grumbullimi dhe tollovia e tepërt e veturave tek pjesa e pagesës pas përfundimit të ndeshjes.


