Sporti

FFK ekzekuton meditjet për gjyqtarët

03/30/2023 14:02
nga:L J

FFK ka ekzekutuar meditjet për gjyqtarët e futbollit vendor.

Pas raportimit të sotëm të ‘GazetaBlic Sport’ në lidhje me mos pagesën e meditjeve të gjyqtarëve të futbollit vendor për muajin e fundit, FFK ka reaguar duke rregulluar këtë çështje.

FFK ua vonon meditjet gjyqtarëve?

‘GazetaBlic Sport’ mëson se FFK ka bërë pagesën e meditjeve për gjyqtarët para pak minutave.

Kujtojmë se arsyeja e mos pagesës besohet se ishte shkaku i auditimit.

Tashmë gjyqtarët kanë marrë pagesat që iu takojnë dhe normalisht janë gati për ndeshjet e vikendit.