Federata e Futbollit të Kosovës ka dënuar trajnerin Ekrem Veseli me tre muaj mosushtrim të detyrës zyrtare.
Trajneri i KF Peja, ishte paraqitur në ndeshjen ndaj Q.S Prishtina, pavarësisht se kishte karton të kuq, andaj FFK ka marrë masa që ai të denohet me 3 muaj, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky është vendimi disiplinor i FFK-së:
“Trajneri i KF “Peja”, Ekrem Veseli. Në ndeshjen e xhiros së 11-të të Superligës së Kadetëve, Peja –Q.S. Prishtina, është paraqitur në ndeshje, ndonëse ishte i dënuar me dy ndeshje mosparaqitjeje për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e javës së 9-të, Peja –Rilindja.
Bazuar në nenin 6, paragrafi 2, pika A, të Rregullores Disiplinore të Kodit të Etikës, dënohet me 3 (tre) muaj mosushtrim të detyrës zyrtare në të gjitha aktivitetet e organizuara nga FFK-ja”, shkruhet në vendimin e Komisionit Disiplinor dhe Etikës.
/GazetaBlic Sport


