Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë manifestimin tradicional “Laureatët e Vitit”, ku do të nderohen me çmime më të mirët e vitit 2021 në futbollin e Kosovës.
Në njoftimin e tyre thuhet se edhe këtë vit ceremonia e më të mirëve do të mbahet pa mysafirë, por vetëm me praninë e laureatëve, për shkak të masave në fuqi për mbrojtje nga Covid 19.
Ky manifestim mbahet në objektin e Klan Kosovës dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 17:00.


