Përveç gjobave të rënda dhe rrëzimit nga Seria A, Juventus rrezikon gjithashtu përjashtimin nga kupat e Europës.
Kështu raportojnë mediet italiane në lidhje me nisjen e një hetimi për llogaritë e klubit të Juventusit të hapura nga UEFA.
Organi i Kontrollit Financiar ka vënë tashmë në letër mundësinë e anulimit të marrëveshjes së nënshkruar në fund të gushtit me Zonjën e Vjetër.
Një hipotezë, pasojat e së cilës mund të jenë shumë të rënda. Për shkelje shumë të rënda, do të ishte i mundur edhe përjashtimi nga garat e UEFA-s.