Sporti

Inter – Benfica, formacionet e mundshme

04/19/2023 10:18
nga:Mergim Rreci

Liga e Kampionëve vjen sonte me dy ndeshje tjera fantastike.

Një sfidë shumë interesante luhet në Itali, atje ku do të përballen Inter dhe Benfica, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 0 me 2 në të mirë të “Neruazzurëve”, por që nuk është një rezultat që ‘vulos’ gjithçka për fatin e skuadrës që kualifikohet tutje.

Natyrisht, Interi ka një përparësi të madhe për faktin se luan para tifozëve, por që Benfica ka treguar që di të jetë një skuadër shumë e rrezikshme në disa raste.

Këto pritet të jenë formacionet e mundshme:

Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Mkhitaryan, Brozovic, Dimarco; Dzeko, Martinez

Benfica: Vlachodimos; Gilberto, A. Silva, Otamendi, Grimaldo; Florentino, Aursnes; Neres, R. Silva, Mario; Ramos

/GazetaBlic Sport/