Sporti

Igli Tare: Inter dhe Manchester City janë dy skuadrat favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve

02/13/2024 16:15
nga:Mergim Rreci

Sot, rikthehen ndeshjet e Ligës së Kampionëve, të fazës së eliminimit direkt apo më saktë të 1/8-tës së finales.

Pas një pushimi relativisht të gjatë pas ndeshjeve të grupeve, ekipet e kualifikuara kthehen për ndeshjet vajtje/ardhje.

FC Copenhagen – Manchester City dhe Leipzig – Real Madrid janë dy ndeshjet që do të zhvillohen sot, atje ku pritet të ketë shumë gola e spektakël.

Ish-drejtori sportiv i Lazios dhe ish futbollisti shqiptar, Igli Tare është prononcuar ekskluzivisht për ‘GazetaBlic Sport‘, duke diskutuar për skuadra favorite të këtij edicioni në këtë kompeticion.

Tare tha se i sheh dy finalistët e vitit të kaluar, Interin dhe Manchester Cityn si skuadra favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Dy skuadrat favorite për ta fituar këtë edicion mendoj se janë Inter dhe Manchester City. Interi është një skuadër që ka mundësi për të arritur këtë objektiv, por që natyrisht ka shumë faktorë që ndikojnë për të arritur në finale“, tha fillimisht Tare për ‘GazetaBlic Sport’.

Tutje, ai u pyet edhe për skuadrat e vogla dhe për ndonjë befasi të mundshme të tyre, ashtu siç ka ndodhur disa herë në këtë kompeticion.

Jo, nuk e besoj se mund të ketë befasi nga asnjëra prej tyre“, përfundoi Tare.

/GazetaBlic Sport/