Sporti

Historike: Carlo Ancelotti, trajneri me më shumë trofe në historinë e Real Madrid

12/18/2024 20:01
nga:Mergim Rreci

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Pachuca-s me rezultat, 3:0 në kuadër të Kupës Interkontinentale.

Kylian Mbappe realizoi golin e parë në minutën e 37-të, ndërkaq Rodrygo të dytin në të 53-tën.

Ndërkaq, Vinicius Junioir kompletoi fitoren bindëse të kampionit evropian duke shënuar nga penaltia në minutën e 84-të.

Trofeu i fituar sonte ishte i veçantë për trajnerin Ancelotti, i cili u bë trajneri me më së shumti trofe të fituar tek Real Madrid.