Sporti

Çështja e transferimit të Messit tek PSG dërgohet në Gjykatën e Përgjithshme të Bashkimit Evropian

09/28/2022 23:00
nga:Mergim Rreci

Sipas Cadena SER të Katalonjës, një grup partnerësh francezë nga Barcelona denoncuan transferimin e Messit nga PSG në drejtësinë civile.

Çështja do të paraqitet në Gjykatën e Përgjithshme të Bashkimit Evropian në një seancë publike që do të zhvillohet më 18 tetor, përcjell GazetaBlic Sport.

Partnerët duan të denoncojnë mungesën e kushteve që Barcelona kishte për të konkurruar me PSG-në, përkatësisht për shkak të regjimeve të ndryshme tatimore të vendeve, kufirit të pagave të vendosura nga La Liga dhe aplikimit të Fair-Play Financiar të UEFA-s.

“Ne duam të pastrojmë futbollin profesionist në Evropë. E di që mund të duket ambicioze, por ne dëshirojmë që [presidenti i Barcelonës] Laporta dhe partnerët e tjerë të na bashkohen në këtë ankesë”, shpjegoi Juan Branco, avokati që do të paraqesë ankesën.

Kujtojmë se Lionel Messi u transferua te PSG në vitin 2021, me kosto zero, pasi i mbaroi kontrata me Barcelonën. E kufizuar nga kufiri i pagave të vendosura nga La Liga, skuadra spanjllolle u pengua të bënte një propozim për yllin argjentinas.

/GazetaBlic Sport/