Federata e Futbollit të Kosovës asesi të largohet nga gabimet e mëdha në rrjetet sociale.
Që nga publikimi i rezultateve e deri tek publikimet e tjera, postimet e FFK-së, vazhdimisht shoqërohen me gabime të ndryshme.
Në ndeshjen e zhvilluar mes Ferizajt dhe Llapit, të xhiros së 15-të, FFK e publikoi rezultatin final me shifrat 1 me 0, pavarësisht që atje epilogu përfundimtar ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Huqja e madhe e FFK-së, publikoi rezultat të rrejshëm përfundimtar tek sfida Llapi – Ferizaj
Gjatë ditës së sotme, në publikimin e formacioneve zyrtare, FFK e bëri Zekirija Ramdanin trajner të skuadrës së Llapit, duke e ngatërruar emrin e tij me atë Tahir Batatinës.
Postimet e tilla e humbin kredibilitetin dhe besueshmërinë tek institucioni më i madh i futbollit në vend, për më tepër, janë huqje që po vazhdojnë nga java në javë.
/GazetaBlic Sport/