Sporti

Zyrtare: Jurgen Klopp fiton çmimin e trajnerit më të mirë të vitit në Premier League

05/24/2022 23:14
nga:Mergim Rreci

Jurgen Klopp e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit në Premier League.

Gjermani ka fituar çmimin pasi udhëhoqi Liverpoolin në vendin e dytë në Premier League, duke përfunduar një pikë pas Manchester Cityt të Guardiolës në një garë magjepsëse për titullm, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai e ka dërguar skuadrën e tij edhe në finale të Ligës së Kampionëve.