Milani ka finalizuar marrëveshjen me Young Boys, kështu që Zachary Athekame pritet të mbërrijë në Itali për testet mjekësore nesër.
Sipas burimeve të shumta, përfshirë Sky Sport Italia dhe Calciomercato.com , avioni i tij do të ulet në tokën e Milanos nesër në orën 11:00 sipas kohës lokale.
Kostoja e operacionit pritet të jetë gjithsej 10 milionë euro, plus që Young Boys do të ketë një shifër prej 10% të tarifës së shitjes në të ardhmen.
Athekame luan si mbrojtës i djathtë dhe thuhet se ka marrë oferta edhe nga disa klube të tjera, por e kishte zemrën të vendosur për një transferim në Milan.
Ka qenë një kohë e ngjeshur për kuqezinjtë, të cilët gjatë 48 orëve të fundit e kanë shitur Malick Thiaw te Newcastle United për 40 milionë euro dhe kanë blerë Koni De Winter nga Genoa për 20 milionë euro, përfshirë bonuset.
/GazetaBlic Sport/


