Sporti

Shakhtar Donetsk dëshiron të luajë në ‘Stamford Bridge’ ndeshjet Champions League

08/14/2026 21:19
nga:Mergim Rreci

Shakhtar Donetsk po planifikon të përdorë Stamford Bridge, stadiumin e Chelsea-t në Londër, si shtëpinë e tij për ndeshjet e Champions League sezonin e ardhshëm.

Klubi ukrainas po shqyrton mundësinë që stadiumi legjendar i Chelsea-t të regjistrohet si impianti ku do të zhvillojë ndeshjet e saj evropiane si skuadër pritëse.

Shakhtari është i detyruar të zhvillojë ndeshjet jashtë Ukrainës për shkak të situatës së luftës, ndërsa Stamford Bridge mund të jetë një alternativë e rëndësishme për klubin.

Nëse marrëveshja realizohet dhe miratohet nga UEFA, tifozët mund ta shohin Shakhtarin duke luajtur në një prej stadiumeve më ikonike të futbollit anglez.

/GazetaBlic Sport/