Sporti

Raportohet se ka një marrëveshje mes Real Madrid dhe Dayot Upamecano

11/05/2025 17:19
nga:Mergim Rreci

Real Madrid është afër për të arritur marrëveshje me mbrojtësin e Bayern Munich, Dayot Upamecano.

Skuadra gjermane ka tentuar vazhdimin e kontratës, por deri më tash palët nuk kanë arritur marrëveshje.

Raportohet se Upamecano e ka pranuar një ofertë të Real Madridit, me PSG-në, e cila poashtu po monitoron situatën e tij.

Dëshira e lojtarit thuhet të jetë Real Madridi, me klubin madrilen që më parë kishte interesim edhe për Konaten e Liverpool.

/GazetaBlic Sport/