Sporti

Francesco Totti dhe gruaja e tij po ndahen pas 17 vitesh martesë

02/22/2022 13:53
nga:Mergim Rreci

Raportimet e ndryshme në Itali sugjerojnë se legjenda e Romës, Francesco Totti dhe gruaja e tij Ilary Blasi mund të ndahen pas 17 vitesh martesë.

Çifti u martuan në Romë në qershor 2005, por kanë më shumë se 20 vjet bashkë. Megjithatë, sipas raportimeve të shumta në Itali, historisë së tyre të dashurisë i ka ardhur fundi, përcjell GazetaBlic Sport.

Lajmin e ka bërë të ditur Dagospia dje dhe thashethemet janë konfirmuar nga gazetat italiane mëngjesin e sotëm.

Disa nga festimet më ikonike të Tottit iu kushtuan gruas së tij. Në mars të vitit 2002, ai festoi një gol në derbi duke shpalosur një mesazh në një fanellë ku shkruhej: “Sei unica” (ti je unike).

Ai imitoi një skenë lindjeje tre vjet më vonë pas një gol tjetër kundër lacialëve.

/GazetaBlic Sport/