Sporti

Napoli merr fitore shumë të rëndësishme ndaj Atalantas, lider i ri në Serie A

11/22/2025 22:38
nga:Mergim Rreci

Napoli ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Atalantas.

David Neres realizoi dy gola, kurse Lang e realizoi golin tjetër në fitoren e skuadrës së Antonio Contes, shkruan GazetaBlic Sport.

Gianluca Scamacca shënoi për mysafirët, duke vendosur epilogun përfundimtar të ndeshjes, 3 me 1.

Napoli ngjitet në vendin e parë me 25 pikë, kurse Atalanta është në vendin e 13-të me 13 pikë.

/GazetaBlic Sport/