Chelsea do të përballet sot me Preston në FA Cup.
Ky takim fillon në ora 18:30, atje ku ‘Blutë’ e Londrës do të kërkojnë kalimin tutje, shkruan GazetaBlic Sport.
Armando Broja do të jetë titullar në këtë takim, me sulmuesin shqiptar që ndoshta ka mundësinë e fundit për t’u dëshmuar para trajnerit Pochettino.