Malisheva ka shënuar fitore të pastër 0-3 ndaj Feronikelit ’74, në një ndeshje ku protagonist kryesor ishte Kreshnik Uka.
Uka realizoi dy gola dhe me paraqitjen e tij ishte më i miri i ndeshjes, duke ndihmuar Malishevën të arkëtojë tri pikë të rëndësishme.
Pas tri ndeshjeve të para, Malisheva ka dy fitore dhe një barazim, ndërsa Feronikeli ’74 vazhdon pa pikë, me tri humbje në tri ndeshje.
Një start pozitiv për Malishevën, që po tregon formë të mirë në këtë fillim të sezonit.
/GazetaBlic Sport/


