Sporti

Liverpool – Real Madrid, kjo skuadër ka bilanc më të mirë në ndeshjet direkte në kompeticionet evropiane

05/28/2022 20:07
nga:Mergim Rreci

Liverpool dhe Real Madrid do të luajnë në finalen e madhe të Champions League.

Finalja e Ligës së Kampionëve luhet asot në Paris, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e rivalizuar, me dy skuadrat që kërkojnë trofeun më të madh evropian për klube.

Kjo është hera e 9-të që këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën në kompeticionet evropiane. Në tetë takimet e mëparshme, Real Madrid kryeson me katër fitore në krahasim me tre sa ka arritur Liverpool. Një ndeshje përfundoi në barazim.

Hera e fundit që të dy skuadrat u përballën me njëra-tjetrën ishte në finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2018 me Madridin që fitoi 3-1 në Kiev të Ukrainës.

/GazetaBlic Sport/