Lionel Messi synon më në fund trofeun e vetëm që i mungon në SHBA: MLS Cup.
Ylli argjentinas do të udhëheqë Inter Miami-n në finalen e sotme ndaj Vancouver Whitecaps, transmeton GazetaBlic Sport.
Përballë Messi-t do të jetë një njohje e vjetër: Thomas Müller, mesfushori legjendar gjerman që ka një rekord pozitiv kundër tij (7 fitore në 10 ndeshje).
Kjo ndeshje ka edhe emocion shtesë për Miamin: Sergio Busquets dhe Jordi Alba do të largohen duke u pensionuar pas finales.
Finalja e sotme luhet me fillim nga ora 20:30.

/GazetaBlic Sport/


