Kupa e Botës 2022

Lajm i mirë për Scalonin, Di Maria është 100% gati për ndeshjen ndaj Francës

12/16/2022 08:14
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Argjentinës është rikthyer në stërvitje këtë të enjte, kur kanë mbetur vetëm dy ditë për finalen e Botërorit kundër Francës.

Në fushë ishin vetëm lojtarët që ishin në stol dhe ata që luajtën disa minuta kundër Kroacisë.

Sipas TyC, Di Maria u tregua i rikuperuar plotësisht nga dëmtimi, pasi ishte në stol në ndeshjen e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri Lionel Scaloni do të jetë në gjendje të bëjë ndryshime në skuadër, pasi Marcos Acuna dhe Gonzalo Montiel janë rikthyer, pasi kanë vuajtur një pezullim me një ndeshje për grumbullimin e kartonëve të verdhë.

/GazetaBlic Sport/