Kombëtarja e Argjentinës është rikthyer në stërvitje këtë të enjte, kur kanë mbetur vetëm dy ditë për finalen e Botërorit kundër Francës.
Në fushë ishin vetëm lojtarët që ishin në stol dhe ata që luajtën disa minuta kundër Kroacisë.
Sipas TyC, Di Maria u tregua i rikuperuar plotësisht nga dëmtimi, pasi ishte në stol në ndeshjen e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri Lionel Scaloni do të jetë në gjendje të bëjë ndryshime në skuadër, pasi Marcos Acuna dhe Gonzalo Montiel janë rikthyer, pasi kanë vuajtur një pezullim me një ndeshje për grumbullimin e kartonëve të verdhë.
/GazetaBlic Sport/