Trajneri i ekipit kombëtar Murat Yakin nuk do të eksperimentojë me formacionin titullar në ndeshjen ndaj Kosovës.
Sipas mediumit Blick, Yakin ka tri ndryshime krahasuar me fitoren 4-0 në miqësoren kundër SHBA-së, transmeton GazetaBlic Sport.
Silvan Widmer ka të ngjarë të zëvendësojë Isaac Schmidt në të djathtë në mbrojtjen me katër lojtarë.
Në mesfushë, Remo Freuler do të zërë pozicionin e tij titullar përkrah Granit Xhakës. Fabian Rieder mund të zëvendësojë të dëmtuarin Ardon Jashari.
Në sulm, Ndoye, Manzambi dhe Embolo pritet të luajnë titullar nga minuta e parë.



