Një ngjarje e rëndë ka shënuar ndeshjen mes Spanjës dhe Egjiptit, ku atmosfera sportive u errësua nga thirrje diskriminuese në tribunat e stadiumit.
Sipas raportimeve, një pjesë e tifozëve spanjollë kanë shpërthyer në kore skandaloze, duke brohoritur: “Kush nuk kërcen është mysliman”, një thirrje që është cilësuar si fyese dhe me bazë fetare, transmeton GazetaBlic Sport.
Këto sjellje kanë shkaktuar reagime të forta, pasi konsiderohen në kundërshtim me frymën e fair-play dhe vlerat që promovon futbolli modern. Incidenti ka rikthyer në vëmendje problemin e vazhdueshëm të diskriminimit në sport, veçanërisht në ndeshjet ndërkombëtare.
Ngjarja vjen në një kohë kur organizata si FIFA dhe UEFA po intensifikojnë përpjekjet për të luftuar racizmin dhe gjuhën e urrejtjes në stadiume. Pritet që rasti të analizohet dhe të ketë reagime zyrtare, poashtu janë të mundshme edhe dënimet për Federatën e Futbollit të Spanjës.
/GazetaBlic Sport/


