Sporti

Klose pret që rekordi i tij në Kupën e Botës të thyhet

06/13/2026 16:23
nga:Mergim Rreci

Shënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës, Miroslav Klose, beson se rekordi i tij prej 16 golash mund të thyhet gjatë Botërorit 2026.

Kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014 realizoi 16 gola në katër pjesëmarrje në turneun më të madh të futbollit. Ndër lojtarët aktivë, më afër rekordit të tij janë Lionel Messi me 13 gola dhe Kylian Mbappe me 12.

“Pres që rekordi të rrëzohet tani. Ka më shumë ekipe, më shumë lojtarë, më shumë ndeshje dhe rrjedhimisht më shumë mundësi për gola”, deklaroi Klose për gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung.

Messi do të udhëheqë Argjentinën në Grupin J, ndërsa Mbappe me Francën do të garojë në Grupin I, duke pasur mundësinë të afrohen edhe më shumë me rekordin historik të gjermanit.

/GazetaBlic Sport/