Sporti

Këta janë numrat e fanellave që do të mbajnë Traore e Aubameyang tek Barcelona

02/01/2022 17:29
nga:Mergim Rreci

Adama Traore ka zgjedhur numrin e fanellës së tij tek Barcelona.

Anësori ofensiv spanjoll do të marrë numrin 11, që deri pak ditë më parë i përkiste Yusuf Demirit, përcjell GazetaBlic Sport.

Rregullorja e Federatës Spanjolle të Futbollit, në fakt i detyron lojtarët e ekipit të parë të zgjedhin vetëm numrat nga 1 deri në 25, ndërsa këto që vijojnë janë të rezervuara për lojtarët e sektorit të të rinjve.

Transferimi tjetër tek Barcelona, Pierre-Emerick Aubameyang do të mbajë veshur fanellën me numër 25.

/GazetaBlic Sport/