Ka filluar ndeshja e barazhit të Ligës së Parës mes Lirisë dhe Vushtrrisë.
Ndeshja po zhvillohet në një atmosferë fantastike, me dy tifozeritë po dhurojnë spektakël në stadiumin “18 Qershori”, shkruan GazetaBlic Sport.
Fituesi i ndeshjes Liria-Vushtrria ndeshet me ekipin që përfundon në pozitë të tetë të Superligës stinorin, më datë 28 maj në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Skuadrat po luajnë me këto formacione.
LIRIA XI: Daylan Haywes; Visar Berisha, Rroni Gashi, Viktor Kuka, Ermal Vitija; Diellor Beseni, Donart Sheqerolli, Fitim Susuri, Altin Aliu, Liridon Fetahaj; Astrit Berisha.
VUSHTRRIA XI: Petrit Tahiri; Edon Pasoma, Ismet Caka, Etrit Halimi, Vigan Rexhaj; Bashkim Shala, Dior Zabërgja, Taulant Avdyli, Daut Maxhuni; Uendi Vecaj dhe Labinot Osmani.




