Sporti

Tashmë marrëveshja punë e kryer, drejtuesit e Investcorp pritet të jenë në krye të skuadrës së Milanit

05/06/2022 12:46
nga:Mergim Rreci

Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Investcorp nuk janë të shqetësuar për ofertën e fundit të RedBird Capital Partners për të blerë Milanin dhe presin të finalizojnë marrjen e klubit gjatë javëve të ardhshme.

Periudha ekskluzive e negociatave midis Elliott dhe Investcorp përfundoi në fillim të muajit dhe të dyja palët janë afër arritjes së një marrëveshjeje për një shumë prej 1.18 miliardë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Raportet e hershme të prillit sugjeruan se fondi me bazë në Bahrein duhet ta kishte përfunduar blerjen deri tani, por Gazzetta raporton se procesi po zgjat pak më shumë me të dy palët që përgatisin dokumente dhe klauzola përpara se të nënshkruajnë letrat dhe të shtrëngojnë duart.

Investcorp nuk ka asnjë shqetësim në lidhje me financat e Milanit dhe pret të finalizojë marrëveshjen në javët e ardhshme. Mbyllja duhet të bëhet në fund të sezonit, pra në më pak se një muaj.

/GazetaBlic Sport/