Interi dhe Liverpooli përballen sot në Ligën e Kampionëve.
Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante mes dy skaudrave, shkruan GazetaBlic Sport.
Interi ka fituar dy ndeshjet e mëparshme në shtëpi në Champions League, kurse Liverpooli ka fituar dy ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër kundërshtarëve italianë në Champions League.
Sulmuesi i Interit, Edin Dzeko ka shënuar në secilën nga tre paraqitjet e tij të fundit kundër Liverpool-it – për Manchester City në 2015 dhe AS Roma në 2017/18.
Kjo mund të jetë një arsye e frikshme për trajnerin Klopp dhe skuadrën e Liverpool, para ndeshjes së sotme.
/GazetaBlic Sport/


