Dy futbollistët kosovarë, Edon Zhegrova dhe Amir Rrahmani, janë përfshirë në formacionin e javës në Serie A, sipas vlerësimeve të platformës së njohur SofaScore.
Zhegrova ka spikatur me paraqitjen e tij në repartin ofensiv me fanellën e Juventusit, duke realizuar dy gola ndaj Sassuolos, shkruan GazetaBlic Sport.
Në anën tjetër, Rrahmani ka marrë vlerësime të larta për paraqitjen e tij në mbrojtje tek Napoli, duke konfirmuar vazhdimësinë dhe rëndësinë e tij në kampionatin italian.

/GazetaBlic Sport/


