FIFA bëri dje një bilanc të luftës kundër dopingut në Kupën e Botës, duke njoftuar se nuk kishte regjistruar asnjë rast pozitiv, pas 369 testeve të kryera në Katar.
Sipas FIFA-s, të gjithë lojtarët që ishin në fazën finale janë kontrolluar të paktën një herë në vitin 2022, përcjell GazetaBlic Sport.
Mes katër gjysmëfinalistëve, çdo lojtar iu nënshtrua testeve, mesatarisht, 4.6 herë këtë vit.