Aston Villa është në bisedime për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho – sipas Deportes COPE.
Ylli i Barcelonës është i interesuar të kthehet në Premier League, përcjell GazetaBlic Sport.
Villa po punon për një marrëveshje huazimi për 29-vjeçarin deri në fund të sezonit 2021-2022.
Nëse lëvizja kalon, trajneri i kësaj skuadre, Steven Gerrard do të ribashkohet me Coutinhon pasi dyshja kishin luajtur së bashku gjatë viteve 2013-2015, tek Liverpool.

/GazetaBlic Sport/


