Sporti

Mevlan Zeka e frikëson keq bashkëlojtarin e tij, video e futbolllistit të Ballkanit bëhet virale

01/27/2022 11:04
nga:Mergim Rreci

Ballkani po kryen përgatitjet para edicionit pranveror.

Skuadra e Ilir Dajës po qëndron momentalisht në Turqi, atje ku nuk po mungon edhe atmosfera pozitive brenda klubit, shkruan GazetaBlic Sport.

Për një moment shumë interesant u përkujdes futbollisti i kësaj skuadre, Mevlan Zeka i cili frikësoi në një moment bashkëlojtarin e tij, Kushtrim Gashin.

Zeka postoi videon e këtij momenti në “Tik-Tok”, video që mori audiencë të madhe.

 

 

@mevlanzeka

#fyp #viral #sadmoment We laught together ????

♬ original sound – Mevlan Zeka